Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 48-vjeçari në Morinë

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 48-vjeçari në Morinë

Një shtetas kosovar është arrestuar nga Policia në Pikën Kufitare Morinë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Policinë Kufitare Morinë, me qëllim ekstradimin në shtetin austriak. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë dhe me Interpol Tiranën, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë arrestimin provizor të shtetasit B. S., 48 vjeç, banues në Kosovë”, njoftoi policia.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinë, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy