Dyshohet se ngacmonte vajza të mitura pranë një shkollë në Fier, lihet në "arrest shtëpie" këngëtari Erind Xhaferaj

Dyshohet se ngacmonte vajza të mitura pranë një shkollë në Fier, lihet në "arrest shtëpie" këngëtari Erind Xhaferaj

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

 

Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për të dyshuarin, i cili akuzohet se ngacmonte vajza të mitura pranë një shkolle në Fier.

 

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata pranoi të dyja kërkesat e organit të akuzës dhe vendosi që Xhaferaj të qëndrojë në arrest shtëpie.

 

Sipas arsyetimit të gjyqtarit, ekzistonin kushtet dhe rrethanat për një masë më të rëndë sigurie, atë të “arrestit në burg”, por gjykata nuk mund të caktonte një masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokuroria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy