
Gazetari Neritan Sejmani, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa analizoi angazhimin e policisë në mbrojte të sigurisë së qytetarëve, u shpreh se policia sot, më shumë i shërben partisë se sa qytetarëve.
Sipas tij, policët mund të jenë të ndershëm, porse drejtuesit e tyre, marrin urdhra politik.
Nuk është çështja teknike, nuk është çështja jo rrogat i kanë te ultë, etj. Drejtori i përgjithshëm i Policisë, i miraton urdhrat e kryeministrit, pra i shërbejnë Ramës.
Policët janë të ndershëm, por drejtimi i policisë shqiptare është si në kohë të komunizmit, i shërbejnë partisë, ata marrin urdhra politike edhe për të bënë gjoba, policët rrugor rijnë fshehurazi në rrugë për të vënë gjoba.



