Shtatë të vrarë gjatë protestave të dhunshme në Indi

Shtatë të vrarë gjatë protestave të dhunshme në Indi

Së paku shtatë persona janë vrarë dhe rreth 150 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve mes grupeve rivale të protestuesve në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.

“Shtatë persona, përfshirë një polic, kanë vdekur”, tha Anil Mittal, zyrtar policor në kryeqytetin indian, duke shtuar se rreth 150 persona janë lënduar në dhunën e së hënës.

Përleshjet shpërthyen në pjesën verilindore të qytetit mes mijëra personave që po protestonin për dhe kundër ligjit të ri të shtetësisë. Policia përdori gaz lotsjellës, por e pati të vështirë që t’i shpërndante turmat e protestuesve që sulmonin me gurë dhe ua vinin flakën veturave.

Në disa pjesë të qytetit, tensionet mbetën të larta edhe të martën. Autoritetet morën vendim për mbylljen e shkollave pas raportimeve për përleshje të reja. Së paku pesë stacione të metros gjithashtu u mbyllën, shkruan “Reuters”.

Dhuna në Indi shpërtheu pikërisht në kohën kur këtë shtet po e viziton për herë të parë në mënyrë zyrtare presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ligji i ri për shtetësinë ka nxitur pakënaqësi dhe protesta edhe në muajt e kaluar për shkak të diskriminimit që ia bën pakicës myslimane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy