Policia ka arrestuar në Durrës një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.
Në njoftimin e policisë thuhet: Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale të specialistëve për Hetimin e Trafiqeve të Paligjishme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, me Sektorin Operacional të DVP Durrës, u bë e mundur kapja në Durrës, dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim 29 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.



