14 plumba në trupin e 36-vjeçarit/ Si u ekzekutua Elis Rroshkodoli, vrasësi dyshohet me pagesë

14 plumba në trupin e 36-vjeçarit/ Si u ekzekutua Elis Rroshkodoli, vrasësi dyshohet me pagesë

Vrasja e 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli mesditën e së premtes në Shkodër, dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Hetuesit thonë se porositësit janë të tjerë persona, ndërsa sipas dëshmitarëve, autori ishte i maskuar dhe ka mbërritur me një makinë tip “Benz” ngjyrë gri, dhe ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj objektivit të tij.

Nga trupi i viktimës, janë nxjerrë 14 plumba, ndërsa në vendngjarje u gjetën 18 gëzhoja. Përfshirja e tij në aktivitete të ndryshme kriminale është ajo që po hetohet nga policia për zbardhjen e autorit, ndërsa ky fakt thonë burimet, i ka vënë në vështirësi në përqendrimin e hetimeve në një pistë konkrete.

Gjithashtu, kryerja e veprimeve është vështirësuar edhe për shkak se lokali ku ndodhi krimi nuk është i pajisur me kamera sigurie, ndërsa në ndihmë të oficerëve të krimeve janë vetëm pamjet e marra nga bizneset e tjera që operojnë në zonë.

Viktima është një person i njohur për policinë vendase dhe të huaj. Elis Rroshkodoli rezulton i përfshirë në ngjarje të ndyshme kriminale si brenda dhe jashtë vendit.

Nga këto, kujtojmë që në vitin 2014, 36-vjeçari është arrestuar së bashku me disa persona të tjerë pasi dyshohet se ishte përfshirë në një vjedhje në Belgjikë. Po në këtë shtet, ai dyshohet si autor i plagosjes së një shtetasi rumun.

Dyshimet e policisë janë përqendruar në pistën e hakmarrjes pasi viktima kishte disa konflikte të tjera ku mendohet se ka qenë i përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy