Thumanë/ Tre viktima nxirren nga rrënojat e pallatit, vijojnë kërkimet

Thumanë/ Tre viktima nxirren nga rrënojat e pallatit, vijojnë kërkimet

Në Thumanë vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti. Punimet po kryhen me kujdes vetëm në një pallat, pasi rrezikohet që ndërtesa të shkojë drejt shembjes së plotë. 

Siç raporton gazetarja e Tema TV, Dafina Kola, në dy pallatet e tjera ka mbaruar puna për kërkimin e të mbijetuarve, pasi dy të bllokuarit e fundit janë nxjerrë të vdekur.

Ndërkohë, në pallatin ku vijojnë kërkimet janë nxjerrë deri tani trupat e tre viktimave. Ekipi i kërkimit ka konstatuar se nën rrënoja ka edhe persona të tjerë, gjendja e të cilëve nuk dihet.

Bëhet fjalë për një vajzë të mbetur nga familja Kamili dhe pjesëtarë të familjes Cara, që ende po kërkohen nën rrënoja.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe zv.kryeministri Erion Braçe dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy