Tërmeti në Turqi/ Ministri Mehaj i ofron homologut turk gatishmërinë e plotë të FSK-së

Tërmeti në Turqi/ Ministri Mehaj i ofron homologut turk gatishmërinë e plotë të FSK-së

Pas lajmit tronditës së në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur se në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta.

Mehaj, i ka shprehur gatishmërinë e plotë homologut të tij turk Hulusi Akar.

Ai ka ofruar ndihmë me të gjitha kapacitet profesionale të FSK-së për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur mbi 500 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy