
Një vajzë e re në Has ka rënë në prangat e policisë pasi ka goditur dhe plagosur me se sende të forta një çift bashkëshortësh, për shkak të një konflikti mes tyre.
E arrestuara është A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, 21-vjeçarja ka goditur me mjete të forta bashkëshortët A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 65-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja e tij vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.



