Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj, raporton korrespondenti i MCN TV.

Dy shtetasit u konfliktuan me punonjësit e policisë në zonën e Lungomares. Seanca është drejtuar nga gjyqtari Artan Ciraga. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Vlorës.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi gjatë komunikimit të një kundravajtje administrative.
Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjësit e policisë përfunduan me fraktura në Spitalin e Vlorës.



