Po bënte zhytje në zonën e Orikumit, humb jetën turistja

Po bënte zhytje në zonën e Orikumit, humb jetën turistja

Një turiste ka humbur jetën paraditen e sotme në zonën e Orikumit gjatë një zhytjeje.

 

Bazuar në informacionet paraprake, viktima ishte një turiste që po kryente zhytje në këtë zonë. 

 

Dyshohet se gjatë zhytjes ka hasur probleme me furnizimin me oksigjen, çka ka bërë që të nxirret menjëherë nga uji.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, ndërsa shtetasja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. 

 

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, viktima nuk ka mundur të mbijetojë dhe është konstatuar pa shenja jete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy