
Gjykata e Posaccme e Apelit rrëzoi ditën e sotme vendimin që mori Shkalla e Parë për gjyqtaren Mimoza Margjeka, duke i rikthyer masën e sigurisë “Arrest me burg”. Vetëm dy javë më parë Shkalla e Parë caktoi për gjyqtaren masën detyrim paraqitje. Margjeka po përballet prej disa muajsh me drejtësinë pas akuzave për korrupsion.
Masa arrest në shtëpi është dhënë edhe për bashkëshortin e Margjekës, Arben Cara. Kujtojmë se gjyqtarja Mimoza Margjeka disa muaj më parë u akuzua se ka marrë rryshfet 6 mijë euro për të liruar nga qelia një të dënuar. Që nga momenti i arrestit e deri më sot gjyqtarja i hedh poshtë akuzat, duke e cilësuar këtë gjë si një hakmarrje politike.



