
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Kukësit, Alketa Nushi. Në seancën dëgjimore të 25 qershorit u lexua raporti i ILDKPKI-së, sipas të cilit prokurorja Nushi nuk kishte kryer deklarim të saktë, por kishte burime të ligjshme për pasurinë e saj. Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kreu një hetim të pavarur mbi kriterin e pasurisë.
Pavarësisht pasaktësive dhe mospërputhjeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Nushi kishte burime të ligjshme për shpenzimet e kryera.
Komisioni evidentoi probleme edhe në pastërtinë e figurës.
Prokurorja Alketa Nushi ka marrë raport pozitiv nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si dhe vlerësime “shumë mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme. Por denoncimet publike kanë sjellë telashe të reja për të.
Relatori Hamitaj vuri në dukje standardin e dyfishtë të ndjekur në një çështje të vitit 2017, kur prokurorja Nushi kishte kërkuar “detyrim paraqitje” për një prej të proceduarve për vepra të rënda penale dhe arrest me burg për të akuzuarin për moskallëzim krimi.



