Katër shtetas të shpallur në kërkim kombëtar nga policia janë arrestuar ditën e sotme për vepra penale të ndryshme.
Është bërë gjithashtu edhe arrestimii një 34-vjeçareje e cila ka aksidentuar një këmbësore ndërkohë që drejtonte mjetin.
Konkretisht bëhet fjalë për:
D. Gj., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
B. S., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
B. L., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
K. Ç., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. K., 34 vjeçe, pasi në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale D. T., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



