
Drejtuesit e furgonave dhe autoveturave taksi të Korçës, Maliqit, Devollit dhe Kolonjës protestuan sot kundër vendimit të bashkisë, që nuk i lejon të transportojnë pasagjerë në rrugën e kthimit.
Sipas një vendimi të marrë nga Bashkia e Korcës, shoferëve nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit në kthim. Pra, drejtuesit lejohen të vijnë me pasagjerë drejt Korcës dhe më pas të kthehen bosh.
“Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lek të vjetra, thane shoferet. Kemi 30 vite me këtë punë, nuk kemi hasur probleme të tilla, që prej 1 jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba”, ankohen shoferët.
Sipas shoferëve policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që cojnë të ardhura në familjet e tyre.
Janë rreth 60 shoferë që kanë hasur së fundmi këtë problem.



