Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Policia arreston edhe dy djemtë e autorit

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Policia arreston edhe dy djemtë e autorit

Altin Kuka dhe dy djemtë e tij, 21-vjeçari Ervis Kuka dhe 18-vjeçari Emaurisio Kuka akuzohen në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë me automatik dy vëllezërit për motive të dobëta. Gjithashtu është arrestuar 67-vjeçari Tomor Zyka, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta;
-T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga neni 302 i K. Penal.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Y. K., 79 vjeç, banues në fshatin Kurjan (babai i shtetasit A. K.), për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive", parashikuar nga nenet 278 dhe 280 i K. Penal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy