Pogradec/ Digjet gjatë natës një “Range Rover”, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Pogradec/ Digjet gjatë natës një “Range Rover”, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Pogradec. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:50 në lagjen nr.1, në afërsi të Capri Center, ku mjeti është djegur pothuajse plotësisht.

 

Sipas burimeve, automjeti rezulton të jetë në pronësi të Erion Maxhari, emër i njohur për autoritetet vendore për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë. 

 

Ai ka qenë i përfshirë edhe në një incident të ndodhur ditën e zgjedhjeve, ku u raportua për një konflikt fizik me një komisioner.

 

Grupi hetimor ka kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave. 

 

Burime nga hetimi bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, megjithatë shkaku i tij nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

 

Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy