Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë nga bashkëshortja e tij në garazhin e shtëpisë së tyre.
Ngjarja është regjistruar ditën e sotme rreth orës 03:15 në Romë dhe mediat italiane bëjnë me dije se L.K., 35-vjeç, shqiptar, është gjetur i pajetë në garazhin e shtëpisë.
Mësohet se ka qenë bashkëshortja e Kollakut ajo e cila ka njoftuar policinë, pasi i shoqi ishte mbyllur në garazhin e shtëpisë dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të familjarëve.
Pasi hapën derën me forcë, policia gjeti të shtrirë trupin e pajetë të 35-vjeçarit.
Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së tij, ndërsa paraprakisht dyshohet për mbidozë droge, pasi pranë trupit u gjetën edhe dy shiringa.



