
Kontrolli i para pak ditësh në pronën e shumë të kërkuarit për vepra kriminale Ervis Martinaj, lë të kuptohet se nuk ka koordinim mes organizatave policore dhe juridike.
Prençi, shpreh bindjen e tij se Martinaj është i gjallë teksa veprimet e fundit të SPAK dhe të policisë të bindën se po hetojnë për të formatizuar pozicionin juridik të një personi të gjallë.
Sipas tij listat e gjetura në pronën e tij, do të zbardhin shumë gjëra me të implikuar të tjerë në botën e krimit.
Ngjarja e katër ditëve ka pasur një proporcion për kontrollin në disa banesa të Martinaj por edhe të Martinajve të tjerë, sepse ishin katër shtëpi. Prokuroria e Kurbinit po e kërkon si person të humbur për ta gjetur, SPAK e kërkon si autor të krimeve të rënda, se sa është e implikuar organizata e policisë të ka treguar aksioni, policia Lezhë nuk dinte fare se do të shkoj të kontrollojë.
Problemi qëndron se besueshmëria e disa strukturave policore është zero, i ka bërë implikimi dhe inkurajimi i disa policive në grupe të strukturuara kriminale, por besoj se listat që janë gjetur në banesën e Martinaj, do të nxjerrin shumë gjëra.
Unë shpresoj se gjërat e gjetura, kostumet e kamufluara, të uniformave të policisë, të listave, të radiove, do të flasin te policia shkencore, do të hedhin në dritë disa ngjarje.
SPAK ka marrë tashmë iniciativë për të kryer veprimet procedurale për të formuar drejt dhe në bazë të ligjit, pozicionin juridik të Martinaj.
Kam dëshirë dhe jam i bindur se ai njeri është i lirë, por tani veprimet e SPAK dhe të policisë, më bindin se ata po hetojnë për të formatuar pozicionin juridik të një personi të gjallë, SPAK dhe policia tashmë e dinë pozicionin e Martinaj.



