Situata e përmbytjeve/ IGJEUM: Niveli i Drinit dhe Bunës do vijojë të jetë i lartë

Situata e përmbytjeve/ IGJEUM: Niveli i Drinit dhe Bunës do vijojë të jetë i lartë

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë të ditur sot se nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Ndërsa shton se tërheqja e ujit në shtratin natyral të lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar 2021, por rritje ka pasur lumi Vjosa, megjithatë parashikohet që të mbahet brenda kuotave maksimale të argjinaturave.

Nesër situata do të shfaqet më ndryshe, pasi parashikohet që të ketë rënie të ndjeshme të prurjeve. IGJEUM bën me dije se edhe lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet.

Sa i përket reshjeve të shiut, ato do të vazhdojnë të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa në Vlorë do të jenë mesatare. Ndërkohë që në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400m reshjet do të jenë në formë bore. Temperaturat do të variojnë  8 / 11 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 6 / 10 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 6 °C . Ndërkohë që era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy