Tentoi t’i merrte me dhunë një shumë parash shitëses së një dyqani, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Tentoi t’i merrte me dhunë një shumë parash shitëses së një dyqani, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjeçar me iniciale B.K pasi tentoi t’i merrte me dhunë, një shumë parash, shitëses së një dyqani.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte me dhunë. 

Njoftimi: Shkodër

Tentoi t’i merrte me dhunë, një shumë parash, shitëses së një dyqani, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon vjedhjen. 

Kapet në flagrancë brenda në dyqan, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe të Policisë Rrugore, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, 36-vjeçari.             

Sekuestrohen 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte me dhunë. 

Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuara me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që kishte hyrë në dyqanin e një kompanie telefonike dhe po tentonte t’i merrte me dhunë një shumë parash, punonjëses së dyqanit.       

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i vjedhjes, shtetasi: 

 B. K., 36 vjeç, banues në Shkodër.

 Gjithashtu u sekuestruan 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte në dyqan.  

Materialet procedurale do ti kalojnë  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy