Një furgon i mbushur me goma është shkrumbuar mëngjesin e sotëm teksa ishte në ecje në një pjesë të autostradës Levan-Tepelenë.
Ngjarja ka nodhur pranë fshatit Ilirias, në segmentin e autostradës që të çon për në Memaliaj, Krahës-Memaliaj.
Mësohet se mjeti i drejtuar nga Klinton Mullai është djegur në terësi dhe dyshimet janë se ka qenë një defekt elektrik ai që ka shkaktuar shkëndijën dhe më pas furgoni ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht, shoferi sapo ka parë flakët, ka zbitur nga mjeti dhe ka shpëtuar pa asnjë lëndim.
Policia ka shkuar dhe ndodhet në vendngjarje.



