Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë fshatit Bërzhitë.
Një makinë me targë “AA 847 NM” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra nën të.
Për fat të mirë gjithçka është mbyllur vetëm me dëme materiale dhe jo të lënduar.
Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë i vetëdijshëm pas përplasjes dhe është ndihmuar nga kalimtarë të rastit.
Shkak i aksidentit dyshohet të jenë bërë shpejtësia e lartë dhe mungesa e barrierave në rrugë.



