U kap duke transportuar tritol me qëllim shitjen, 19-vjeçari bie në prangat e policisë

U kap duke transportuar tritol me qëllim shitjen, 19-vjeçari bie në prangat e policisë

Një rast i tentativës për të shitur tritol është goditur në fshatin Kullë të Durrësit, ku ka rënë në prangat e policisë një 19-vjeçar.

Ky shtetas u kap në aksin rrugor Sukth - Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kulla".

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për të shitur lëndë eksplozive tritol.

Sekuestrohen 4 kallëpë tritol me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.

Vihet në pranga poseduesi i tyre, i cili u kap duke transportuar lëndën eksplozive.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manëz, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kulla”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-R. K., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës.

Ky shtetas u kap në aksin rrugor Sukth - Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe të implikimit ose jo në ngjarje kriminale, të 19-vjeçarit.

Materialet e para hetimore në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy