Brexit: Nëse nuk ka marrëveshje, rrezikohen mallrat e nevojës së parë (VIDEO)

Brexit: Nëse nuk ka marrëveshje, rrezikohen mallrat e nevojës së parë (VIDEO)

Rreshtat e pafund të kamionëve në portet franceze, mungesa e ilaçeve, e ushqimit dhe e karburantit, një kufi  i vështirë “midis Irlandës Veriore dhe Jugore” janë skenarët, të përcaktuar si “realistë ”dhe jo pesimistë, me të cilët po përgatitet të përballet qeveria britanike, në rast se Mbretëria e Bashkuar në vjeshtë duhet të largohet nga Bashkimi Evropian pa ndonjë marrëveshje. Kështu thuhet në dokumentet sekrete ekskluzive të publikuara nga “Sunday Times”.

Parashikimet, shkruan “Sunday Times”, përfshihen në planin e quajtur “Operacioni Yellowhammer” dhe sipas tyre, pritet që 85% e kamionëve që kalojnë Kanalin nuk janë të gatshëm për doganat franceze, dhe mund të gjenerojnë linja kaotike të pritjes për ditë, duke çuar në bllokimin e porteve për të paktën tre muaj.

Pas një kohe, do të ndihej mungesa e shumë mallrave parësore me pasojë rritjen e çmimeve. Për më tepër, qeveria parashikon vonesa dhe problem në fluturimet dhe trenat në Evropë në stacionet e St. Pancras dhe Dover. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy