
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar një rast i vdekjes dhe 41 raste pozitive me Covid-19.
Rastet e reja pozitive kanë dalë nga kryerja e 2.777 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.
Në 24 orët e fundit, sipas MSH-së, janë shëruar 198 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve aktive më Covid -19 në Kosovë është 1.737.



