Vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër, mësuesit presion nxënësve për të mos folur (VIDEO)

Vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër, mësuesit presion nxënësve për të mos folur (VIDEO)

17-vjeçarja e cila i dha fund jetës në Gjirokastër duke u vëtëvarur, dyshohet se e ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike.

Gazetarja Jonida Qirko raportoi për MCN Live se prej katër ditësh askush nuk po reagon lidhur me këtë ngjarje të rëndë, por se mësuesit iu kanë bërë presion nxënësve që të mos flasin.

17-vjeçarja ishte pre e bullizmit të vazhdueshëm por kishte edhe probleme të ndryshme, mospërshtatja me shokët e rij, tentativat për ta tallur për pamjen, gjendja emocionale, dyshohet se e detyruan që të ndërmarrë aktin tragjik të vetëflijimit.

Familjarët nuk mund të flasin, për ngjarjen e rëndë, i kanë kthyer sytë te drejtësia, prokuroria.

Në gjimnazin “Siri Shapllo” ku kemi tentuar të marrim intervista me drejtorin apo mësuesit, është një farë presioni që po u bëhet nxënësve nga ana e mësuesve për të mos folur dhe deklaruar gjëra në media apo te njeri tjetri, pasi mund të rëndojnë situatën.

Nga drejtori i gjimnazit është thënë se nuk mund të flasin, do ia lënë drejtësisë.

Nga Drejtoria e Arsimit nuk kanë bërë asnjë reagim.

Pjesa e dalë në media, nuk është përmbajtja e saktë e letrës, është diçka tjetër e shkruar.

Nga Prokuroria thuhet se nuk ka lidhje me pjesën e veshjes apo gjendjes ekonomike.

Sigurisht ka një shkrim dhe ka diçka që duhet të dalë në dritë.

Prokuroria e Gjirokastrës ka çelur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike ndërsa 17-vjeçarja I.M., u gjet e vetëvarur në mjediset e banesës së saj. Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e hënë, ndërsa ishin familjarët që gjetën të vetëvarur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy