Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Avokati: Mbahet peng nga dy burra

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Avokati: Mbahet peng nga dy burra

Zhdukja e mistershme e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, vijon të mbesë pa në ‘vend numëro’. Artemis Vasili rezulton e zhdukur që prej 16 tetorit 2020 në Koropi, ndërsa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune. Fatkeqsisht, ajo nuk u kthye më nga ajo intervistë pune.

Avokati i familjes, Anastasios Dougas është shprehur për protothema.gr, se ka informacione se vajza është duke u mbajtur pa dëshirën e saj nga dy burra. Ai nuk përjashton mundësinë që ata të kenë bërë ndryshime në pamjen e 19-vjeçares.

Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur paruke, nuk e di. Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di ndonjë detaj, të flasë edhe në mënyrë anonime”, tha Dougas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy