Pas përfundimit të afatit për lirimin vullnetar të hapësirave publike, ndërhyrja e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në pedonalen e Korçës ka shkaktuar reagime. Konstruksionet metalike të bizneseve janë shembur pa paralajmërim, ndërsa qeveria e ka shpallur këtë një aksion kombëtar për rivendosjen e rendit në hapësirat publike.



