Plagosja e Guccit të TikTok te lokali në Durrës, shpallen në kërkim tre persona

Plagosja e Guccit të TikTok te lokali në Durrës, shpallen në kërkim tre persona

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të personazhit të njohur në TikTok si Gucci.

 

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës. 

 

Nga këto veprime dyshohet se tre të shpallurit në kërkim, rreth orës 23:45 të datës 15 dhjetor, janë afruar me dy automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qëndronte shtetasi Fabion Kuçi (Gucci), dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, Kuçi është dëmtuar lehtë.

 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim. 

 

Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy