Prisnin dru në zonë të mbrojtur, arrestohen 2 persona në Pogradec

Prisnin dru në zonë të mbrojtur, arrestohen 2 persona në Pogradec

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar pasi prisnin dru në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec. Një prej të arrestuarve është inspektor pyjesh ndërkohë që personat i prisnin drutë, i organizonin e më pas i shisnin.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, finalizuan operacionin e koduar “Mokra”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Xh., 43 vjeç (me detyrë inspektor pyjesh pranë Bashkisë Pogradec), A. Xh., 35 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit F. M., 51 vjeç dhe G. A., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë këtij operacioni rezultoi se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në mënyrë të organizuar, prerje të paligjshme të pyjeve në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec, dhe grumbullonin, transportonin e më pas shisnin lëndën drusore në subjekte dhe persona të tjerë.

Shtetasi A. B., duke qenë me detyrë inspektor pyjesh, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar dhe favorizuar këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Policisë, në rrugën Vërdovë-Pogradec, kanë kapur 35-vjeçarin A. Xh. (i proceduar edhe më parë për prerje të paligjshme të pyjeve), duke transportuar me mjetin tip kamion “Benz”, 20 metër sterë dru ah dhe lis, pa dokumentacionin përkatës, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy