Vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, shkon në tre numri i të arrestuarve

Vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, shkon në tre numri i të arrestuarve

Një 30-vjeçar italian dhe një grua 44-vjeçare, të dy të papunë dhe pa precedentë, u arrestuan nga policia italiane e Venarias, në zonën e Torinos, për vrasjen e Fatmir Arës, sipërmarrësit shqiptar në sektorin e ndërtimit, i cili u gjet i vdekur në San Carlo Canavese më 3 shtator.

Davide Osella, i cili kishte pranuar krimin, u arrestua më 6 shtator si i dyshuari kryesor për vrasjen.

Dy të arrestuarit e orëve të fundit siç raportojnë mediat italiane, akuzohen për bashkëpunim në vrasjen e 43-vjeçarit.

Shqiptari u vra me të paktën tre të shtëna me armë zjarri në fytyrë. Aktualisht hetimet janë në vijim për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes, ndërsa në ditët në vijim pritet seanca për caktimin e masave të sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy