Shpërndanin drogë, arrestohen dy persona në Durrës

Shpërndanin drogë, arrestohen dy persona në Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin në flagrancë të dy personave të cilët akuzohen se shpërndanin drogë në doza në një lagje të qytetit të Durrësit.

Bëhet fjalë për Ermir Murataj, 33 vjeç, Xhordjan Debrova, 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Gjithashtu janë sekuestruar dhjetëra doza  të dyshuara lëndë narkotike kanabis, tre telefona celuar dhe një automjet.

Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 13, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetëra doza me  lëndë të  dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy