Artizanët në Gjirokastër thonë se vizitorët në këtë qytet janë shtuar, ndërsa sipas tyre deri më tani turizmi është jo elitar.
Nga ana tjetër, për zanatçinjtë që operojnë në qafën e pazarit mbetet problem konkurrenca me tregtarët që shesin mallra të fabrikuar.
Sipas tyre, turistëve iu shitet një suvenir i prodhuar në fabrikë, si të ishte punuar nga një artizan i zonës.



