
Pas gjetjes së trupit të pajetë të 61 vjeçarit, Muharrem Plaku në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës, policia ka njoftuar arrestimet e para.
Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat teknikun Saba Hasani dhe inxhinierin e minierës Veli Losha. Këta të fundit pritet të japin dëshmi në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe nëse janë zbatuar të gjitha rregullat e sigurimit gjatë punës në këtë galeri.
61-vjeçari Muharrem Plaku, minatori i Bulqizës që prej pesë ditësh ndodhej i bllokuar Galerinë 3 të një miniere të zotëruar nga kompania “KADURTEX”, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.



