Soko: PD nuk e do qeverinë teknike. E përdor për të polarizuar fushatën para zgjedhjeve (VIDEO)

Soko: PD nuk e do qeverinë teknike. E përdor për të polarizuar fushatën para zgjedhjeve (VIDEO)

Pano Soko nga “Nisma Thurje” tha në MCN Live se PD nuk e do qeverinë teknike, por po e përdor si argument për të polarizuar fushatën në prag të zgjedhjeve për të sfumuar partitë e reja. Sipas Sokos nëse PD do ta kishte dashur qeverinë teknike mund ta vendoste si kusht gjatë reformës zgjedhore.  

Gjithë problemi është çfarë duan të arrijnë. Për mua Berisha dhe Rama janë të njëjtat kulme të një trekëndëshi që qëndrojnë bashkë. A është për show elektoral? 34 vjet kanë këta që e kanë marrë në qafë Shqipërinë. Rama-Berisha-Meta, janë të tre pjesët e trekëndëshit, që jemi këtu ku jemi. Duan qeveri teknike? A ishte PS-PD në një komision ku fare mirë mund të vendosej si kusht qeveria teknike, ku të dyja kishin të drejtën e vetos. Po ta kishte seriozisht PD çështjen e qeverisë teknike, që edhe unë e mbështes....Bënë amnistinë penale, mori vulën Berisha, bën edhe reformën zgjedhore. Këta qeverinë teknike e përdorin sa herë si argument që për hir të opinionit publik dhe imazhit publik duhet të grinden me njëri-tjetrin. Po të donin qeveri teknike ia kishin bllokuar Ramës reformën zgjedhore. Halli i opozitës ishte mbyllja e listave. Po polarizojnë fushatën pasi kanë dalë parti të reja. Unë e besoj vërtet që vendi ynë për 20 vjet e ka nevojë qeverinë teknike. Por PD i la të gjitha për listat e mbyllura”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy