
Finalizohet faza e katërt e operacionit “Bjeshkët e Nemuna” në Kukës, duke asgjësuar nëpërmjet djegies, 686 bimë narkotike kanabis sativa. Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës, në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 686 bimë narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit V. P., kryetar i fshatit Mserr; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këtë zonë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.



