Mbi 6 mijë trupa gjenden në varrezat masive në Burundi

Mbi 6 mijë trupa gjenden në varrezat masive në Burundi

Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit i ka gjetur mbetjet e më shumë se gjashtë mijë trupave të njerëzve në gjashtë varreza masive në provincën Karusi të Burundisë. Kjo është shifra më e madhe e trupave të gjetur që nga fillimi i kërkimeve muajin e kaluar.

Shefi i këtij komisioni, Pierre Claver Ndayicariye, tha para gazetarëve se stafi i tij i ka gjetur trupat e 6 mijë e 32 personave si dhe mijëra plumba.  Rrobat, syzet dhe stolitë u përdorën për t’i identifikuar disa prej viktimave.

Vendi i vogël afrikan ka hasur në vështirësi gjatë përballjes me të kaluarën, të karakterizuar me pushtim të gjatë kolonial, luftë civile dhe disa dekada të masakrave të kohëpaskohshme, shkruan “theGuardian”.

Komisioni që i gjeti mijëra trupat e viktimave ishte themeluar nga qeveria në vitin 2014. Detyrë e këtij komisioni ishte hetimi i vrasjeve nga viti 1885, kur të huajt kishin ardhur në Burundi, deri në vitin 2008, kur u zbatua plotësisht marrëveshja e paqes për përfundimin e luftës civile.

Rreth 300 mijë njerëz u vranë gjatë luftës civile, e cila përfundoi në vitin 2005. Komisioni qeveritar deri më tash i ka gjetur 4 mijë varreza masive dhe i ka identifikuar më shumë se 142 mijë viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy