Sherri për betonin, pas babait ndërron jetë në spital edhe nëna e Miraldit

Sherri për betonin, pas babait ndërron jetë në spital edhe nëna e Miraldit

Ka ndërruar jetën edhe 47 vjeçarja Nurie Metallari, e cila u qëllua me armë nga djali i saj Mirald Metallari, 21 vjeç, ndërsa mbeti i vrarë edhe bashkëshorti i saj Miftar Metallari, i cili mbeti i vdekur në vend. 

Ngjarja ndodhi më datën 24 korrik në Bathore në Tiranë, ku pas një konflikti për ndërtimin e një muri të vogël rrethues.

Nga ngjarja mbeti e plagosur edhe 47 vjeçarja, por ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, i cili qëlloi qëlloi me pistoletën e shërbimit të babait të tij polic, duke lënë të vdekur 62-vjeçarin.

I riu është arrestuar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Metallari ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen. 

Shkak për konfliktin është bërë ndërtimi një muri rrethues pasi familja Metallari po përgatitej për një gëzim familjar pasi njëra prej vajzave do të martohej pas dy javësh.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për 21 vjeçarin, student në Fakultetin e Shkencave Sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy