Atentati në Sarandë/ Qirko: Shqetësuese vonesa e policisë, ngjarja ndodhi pak metra larg komisariatit

Atentati në Sarandë/ Qirko: Shqetësuese vonesa e policisë, ngjarja ndodhi pak metra larg komisariatit

Atentati i radhës trondit Sarandën.

Artan Myrtaj, 44 vjeç, u vra me armë zjarri në qendër të qytetit, vetëm pak metra larg komisariatit të Policisë, ndërsa mbeti i plagosur edhe një kalimtar.

 

Korrespondentja Jonida Qirko, në një pasqyrim të përgjithshëm të ngjarjes, për "MCN Live", thotë se me gjithë ecurinë e hetimeve, shqetësuese është pasqyruar vonesa e policisë për të mbërritur në vendngjarje, fill pas atentatit.

 

Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona.

 

Nga ana tjetër, hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, ku një pjesë e tyre janë hapur dhe po analizohen. 

 

Të tjera ende nuk janë aksesuar, ndërsa pritet që të analizohen në mënyrë që të merret më shumë informacion për autorët.

 

13 gëzhoja, zjarr i hapur në të gjithë zonën. Për të zbardhur më tej gjithë këtë ngjarje janë shoqëruar mbi 20 persona që kanë qenë prezent ose kanë qenë në lokale kur ndodhi ngjarja e rëndë. 

 

Shqetësim ka paraqitur vonesa e policisë, duke pasur parasysh distancën që duhej të bëhej 3 minuta, ka vonuar 20 minuta. Çfarë i pengoi policët për të shkuar në vendngjarje? 

 

Autorët, që dyshohet se lëviznin me motor, ende nuk janë identifikuar, ndërsa një nga pistat kryesore është konflikti për pronësinë, pas një konflikti që ka pasur i ndjeri një vit më parë, i përfshirë në një plagosje, gjë që e ka shlyer dënimin pak kohë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy