Dhunoi bashkëshorten e pajisur me urdhër mbrojtje, procedohet në gjendje të lirë 42-vjeçari

Dhunoi bashkëshorten e pajisur me urdhër mbrojtje, procedohet në gjendje të lirë 42-vjeçari

Tre shtetas u proceduan në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në gjendje të lirë u procedua edhe një 42-vjeçar me inicialet G.B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Në njoftim thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit S. S., 32 vjeç dhe R. H., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 36-vjeçar, dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 39 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd, pasi teksa kryente punime në rrugën e vjetër "Çervenakë-Qafë Thanë", ka hedhur inerte në një pjesë toke që është zonë e mbrojtur. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur njerkun e tij”, vijon njoftimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy