Pesë persona mbeten të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy automjete në rrugën e fshatit Manati në Lezhë.
Siç njofton korrespodenti i MCN nga Lezha, aksidenti ndodhi rreth orës 10 e 15 minuta ku sipas policisë janë përfshire automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.

Përplasja ishte e fortë, duke sjellë plagosjen e dy drejtuesve të automjeteve dhe tre pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, ngë ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara e njërit prej automjeteve është bërë shkak për përplasjen e fortë.



