
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në rrugën "Zogu i parë", ku automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



