Në makinë me kallashnikov, pranga një personi në Tiranë, procedohen dy të tjerë

Në makinë me kallashnikov, pranga një personi në Tiranë, procedohen dy të tjerë

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Driver” ka sekuestruar arsenal armësh duke vënë në pranga një person dhe duke proceduar dy të tjerë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Myslym Keta”, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Driver”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. H. (R)., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit I. R., 41 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç.

Në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. H. (R)., dhe pasagjerë shtetasit I. R., dhe B. Z.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy