Një vajzë e re është gjetur e mbytur pasditen e sotme në zonën Portonovës, në Vlorë.
Viktima A.Gjilaj, 29 vjeçe ka humbur jetën në det teksa gjendej në zonë për pushime me familjen.
Trupi është transportuar drejt Triportit, më pas drejt morgut.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë në vijim.



