Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, plagosen dy persona

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Luzat”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet për dy të lënduar.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Luzat", automjeti tip "Dacia", që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip "Seat", me drejtues shtetasin H. S.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Dacia", shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip "Seat", shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy