
Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhi dhe plagosja e tre personave të tjerë paraditen e së martës në Rrëshen, është shoqëruar me lëvizje në kupolën drejtuese të policisë.
Në krye te Komisariatit të Mirditës është emëruar Klodian Kondi, zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve është emëruar Gentjan Berberi dhe zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Altin Mena.
Paulin Çupi shef i komisariatit të policisë Mirditë dhe Alfred Nomani, zv.drejtor për Hetimin e Krimit janë transferuar në detyra të tjera.
Këto lëvizje janë zyrtarizuar këtë të premte, pas një mbledhje të zhvilluar një ditë më parë më Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ku ishin të pranishëm dhe drejtues të lartë të Policisë se Shtetit.



