Aksident i trefishtë në hyrje të qytetit të Fierit

Aksident i trefishtë në hyrje të qytetit të Fierit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në hyrje të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas informacioneve, mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Në aksident janë përfshirë një furgon, një “BMW” dhe një “Passat”, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar specialistë të policisë rrugore. Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë një ndër faktorët e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy