Zbardhet vrasja e ish policit Arben Bilali, arrestohet autori

Zbardhet vrasja e ish policit Arben Bilali, arrestohet autori

Katër muaj pas vrasjes së ish-policit Arben Bilali, policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në pranga ka rënë shtetasi Gjergj Cukali 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i njohur edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri”.

40-vjeçari është dënuar më parë për veprat penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",  "Armëmbajtja  pa leje" dhe "Rrëmbim personi".

Materialet në ngarkim të shtetasit Cukalit iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake".

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti. Ish-polici, Arben Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy