
Vijojnë lëkundjet e tokës. Një tjetër tërmet me magnitudë 5.6 është regjistuar rreth orës 15:45.
Lëkundja ka zgjatur pak sekonda, megjithatë për shkak të intensitetit të lartë, ka shkaktuar panik te qytetarët.
Lëkundja e fortë ka detyruar edhe ekipet e kërkim-shpëtimit të ndërpresin punën në rrënojat e ndërtesave.
Epiqendra është në zonën e Kepit të Rodonit, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.



